34.5 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën në projekte strategjike, zbardhet skema me tokat në Palasë, Radhimë e Vlorë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në projekte të mëdha ndërtimi dhe turistike në zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Sipas materialeve hetimore, Artur Shehu dhe persona të lidhur me të, përfshirë familjarë dhe përfaqësues ligjorë me prokurë, zotëronin sipërfaqe të mëdha tokash në Radhimë, Vlorë dhe Palasë.

Hetimi i SPAK-ut ka arritur në përfundimin se një pjesë e konsiderueshme e këtyre pronave dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, përfshirë ndryshime kufijsh, mbivendosje parcelash dhe regjistrime të paligjshme në Kadastër.

Sipas dosjes, këto prona përbënin bazën e një skeme që synonte futjen e aseteve me origjinë të dyshuar kriminale në ekonominë formale përmes sektorit të ndërtimit.

Si funksiononte mekanizmi

Sipas hetimeve, Artur Shehu, duke qenë jashtë Shqipërisë dhe për të shmangur rrezikun e sekuestrimit të pasurive në emrin e tij, përdorte kontrata zhvillimi dhe shkëmbimi me kompani ndërtimi.

Skema e dyshuar funksiononte në disa hapa:

* Grupi Shehu ofronte tokat tek investitorë dhe kompani ndërtimi;
* Kompanitë merrnin përsipër ndërtimin e vilave, hoteleve apo komplekseve rezidenciale;
* Në këmbim të tokës, pronarët nuk paguheshin me para, por përfitonin përqindje të sipërfaqeve të ndërtuara;
* Pas përfundimit të projekteve, njësitë e përfituara shiteshin tek persona të tretë dhe të ardhurat konsideroheshin ligjore, pasi buronin nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Roli i Nova Construction

Në dokumentet e sekuestruara nga SPAK përmendet edhe kompania Nova Construction dhe projekte të lidhura me të në zonën e Vlorës dhe Radhimës.

Sipas hetimit, Nova Construction dyshohet se ka shërbyer si urë për integrimin e kapitalit me origjinë të dyshuar kriminale në projekte ndërtimi.

Prokuroria pretendon se përfaqësues të Grupit Shehu kanë lidhur marrëveshje për zhvillimin e projekteve të mëdha turistike dhe rezidenciale, ndërsa kompania shfaqej si investitori dhe zhvilluesi zyrtar, me leje ndërtimi dhe kapacitete ligjore për realizimin e projekteve.

Dyshime për qarkullim parash cash

Një tjetër element që po hetohet lidhet me injektimin e parave të pajustifikuara në projekte ndërtimi.

Sipas SPAK-ut, përmes situacioneve të fryra të punimeve dhe nënkontraktimeve me kompani të lidhura me personat nën hetim, paratë e dyshuara me origjinë kriminale mund të jenë shndërruar në investime konkrete në beton, ndërtesa dhe asete të paluajtshme.

Prona në emër të personave të besuar

Hetimet kanë evidentuar se kontratat dhe dokumentacioni shpesh firmoseshin nga persona të tretë me prokura të posaçme, ndërsa pas përfundimit të projekteve, apartamentet dhe njësitë tregtare regjistroheshin në emër të tyre.

SPAK vlerëson se këta persona kanë shërbyer si pronarë formalë të pasurive që në fakt dyshohet se kontrolloheshin nga struktura kriminale.

Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e 43% të të drejtave reale në objektin “Garden Building”, si dhe 38% të sipërfaqeve ndërtimore në një projekt 13-katësh në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Hetimet për Green Coast

Në dosje përmenden edhe sipërfaqe tokash të përfshira në zhvillimin e resortit Green Coast në Palasë.

Sipas SPAK, një pjesë e këtyre parcelave dyshohet se kanë kaluar më herët nëpër të njëjtin zinxhir transaksionesh dhe falsifikimesh që po hetohen në kuadër të dosjes “Aruba”.

Megjithatë, sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Green Coast nuk rezulton të jetë identifikuar si bashkëpunëtor i vetëdijshëm në aktivitetin e dyshuar kriminal, por si subjekt ekonomik që ka operuar në këto transaksione.

Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po verifikon dokumentacionin, komunikimet dhe transaksionet financiare që mund të lidhen me këtë çështje, në një nga dosjet më të mëdha të pastrimit të parave dhe trafikut ndërkombëtar të drogës të hetuara deri më tani nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...