23.2 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon pas votimit në PE për Zvernecin

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e ka lidhur debatin për projektet në zonat e diskutueshme me dezinformimin dhe ka mbrojtur qëndrimin e qeverisë për zhvillimin e Zvernecit, ndërsa ka kritikuar sërish protestat e javëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan:

“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau ‘shapin’ e stuhisë digjitale të dizinformimit nga ‘sheqeri’ i zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën gorrazhi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamingove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamingove!

Në çdo rast flamingot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zverneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar”.

Deklarata e kreut të qeverisë vjen në një moment kur debati për projektet e zhvillimit në zonën e Zvernecit dhe protestat kundër tyre ka qenë në qendër të vëmendjes publike, ndërsa votimi në Parlamentin Europian është interpretuar ndryshe nga palët e përfshira në këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...