15.3 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi Erion Alibej për Ilir Shtufin në dosjen e SPAK

Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni Sky ECC, por edhe në dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.

Sipas materialeve hetimore, Alibej ka dhënë detaje mbi raportet mes biznesmenit Ilir Shtufi dhe Artur Koçekut, duke pretenduar se ky i fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin financiar dhe zgjerimin e aktivitetit të Shtufit në fushën e ndërtimit.

Në dosjen hetimore thuhet:

“Sipas deklarimit të dëshmitarit të drejtësisë Erion Alibej, Ilir Shtufi njihej si biznesmen në fushën e ndërtimit, por në periudhën përpara lidhjes me Artur Koçekun ndodhej në vështirësi ekonomike. Ai deklaron se kishte mësuar nga bisedat mes tyre se Shtufi kishte borxhe të konsiderueshme, probleme me persona që i kishin vendosur gjoba dhe konflikte të krijuara nga shitja e të njëjtave apartamente apo dyqane më shumë se një herë. Sipas Alibejt, Artur Koçeku e ndihmoi me shuma të konsiderueshme monetare cash, duke i mundësuar shlyerjen e borxheve, mbylljen e konflikteve të krijuara dhe largimin e personave që ushtronin presion ndaj tij”.

Lidhur me elementët juridikë të çështjes, avokati Rezart Kthupi thekson se ekzistenca e një investimi nuk mjafton për të provuar pastrim parash.

“Jo domosdoshmërisht kemi një aktivitet kriminal që është i lidhur me një investim. Që të lidhet aktiviteti kriminal me investimin duhet të ketë një hetim që ky investim është prodhuar dhe ka gjeneruar nga aktiviteti kriminal. Sepse nëse nuk bëhet kjo lidhje midis investimit dhe aktivitetit kriminal, jo domosdoshmërisht do kemi pastrim të produkteve të veprës penale”, u shpreh ai.

Sipas deklarimeve të Alibejt, pas afrimit me Koçekun, aktiviteti ekonomik i Shtufit njohu një rritje të shpejtë.

“Erion Alibej deklaron se pas krijimit të lidhjes me Artur Koçekun, aktiviteti ekonomik i Ilir Shtufit njohu një rritje të menjëhershme. Sipas tij, fondet cash të siguruara nga Koçeku u përdorën për të stabilizuar situatën financiare të biznesmenit dhe për të zgjeruar investimet në sektorin e ndërtimit. Dëshmitari shprehet se Artur Koçeku sillej si një prej pronarëve realë të objekteve që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi dhe se kjo ishte e njohur edhe nga persona të tjerë të rrethit të tyre shoqëror”.

Ndërkohë, avokati Dritan Jahja vlerëson se hetimi duhet të fokusohet në origjinën e pasurive dhe marrëdhëniet mes palëve të përfshira në transaksione.

“Është e rëndësishme për të evidentuar nëse janë fiktive apo jo këto kalime apo tjetërsime të pasurive, duke hetuar nëse personat që kanë qenë pjesë të transaksioneve kanë historik kriminal, janë të përfshirë në aktivitete kriminale, apo janë njerëz që realisht janë futur në blerjen e këtyre pasurive me qëllim ligjor për të kryer një aktivitet ekonomik dhe për ta zhvilluar. Por gjithmonë është hetimi ai që bën lidhjen e këtyre hallkave”, deklaroi ai.

Hetimet e SPAK për këtë dosje vijojnë, ndërsa deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë po konsiderohen si një nga elementët kryesorë në verifikimin e rrjedhës së parave dhe investimeve të dyshuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...

Aksident në Rrugën e Voskopojës në Korçë, tre persona të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të...

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari pasi rrëzohet me motomjet

0
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë. Një 50-vjeçar, i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, ka humbur...