Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të Kanal10.
Sipas këtyre burimeve, Hyseni ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Vërmicë, ku edhe është ndaluar.
Më herët, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni, disa orë pasi u bë publik lajmi se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pezullimin e saj nga detyra dhe vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Hyseni tashmë përballet me hetimin e autoriteteve shqiptare, ndërsa rrethanat e plota të lëvizjeve të saj dhe dorëzimit në kufi vijojnë të bëhen pjesë e hetimeve.





