25 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën lupë edhe Lura shpk në Lalëz

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në kuadër të një hetimi të gjerë që po vijon në disa drejtime.

Sipas dokumenteve të siguruara nga weblajm.com, ndër subjektet e kontrolluara është edhe kompania “Lura shpk”, e njohur për ndërtimin e vilave në zonën e Lalëzit (Lura 1, Lura 2 dhe komplekse të tjera rezidenciale).

Pjesë e kontrolleve ka qenë edhe administratori i kësaj kompanie, Dodë Doçi, i cili është marrë në verifikim nga hetuesit e SPAK.

SPAK, sipas të dhënave, ka marrë autorizim nga gjykata për kontrolle dhe sekuestrime ndaj subjekteve që po kalojnë në “filtër” hetimor. Megjithatë, ende nuk bëhet e ditur zyrtarisht arsyeja specifike e kontrollit ndaj kompanisë Lura dhe administratorit Doçi.

Emri i tij përmendet gjithashtu në një vendim ku hetohen Salvador dhe Isa Aliu, të dyshuar për rreth 50 ton trafik kokaine dhe pastrim miliona eurosh.

Në dosjen hetimore, sipas materialeve të publikuara, listohen edhe sendet e sekuestruara gjatë kontrolleve:

“Në sendet e gjetura gjatë kontrollit përfshihen aparate telefonikë, pajisje kompjuterike (kompjuterë/laptopë), USB, pajisje të tjera memorizuese, hard disk, blloqe dhe fletë shënimesh, si kontrata shitjesh, kontrata bashkëpunimi, fatura likuidimi, dokumente që mund të disponojnë kompanitë e ndërtimit lidhur me bashkëpunimin e tyre me shoqëri tregtare/kompani ndërtimi, në pronësi të shtetasve Isa Aliu, Nikoll Bibaj dhe Shpëtim Bibaj, si dhe telefona celularë të administratorëve të këtyre shoqërive dhe kontabilistëve të tyre, si dhe çdo send tjetër që lidhet me këto vepra penale, të sekuestrohen.”

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK pritet të zgjerojë më tej verifikimet në sektorin e ndërtimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në...

0
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen...