32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë në fazat finale

Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në fazat finale të një Botërori. Skuadra caraibiane barazoi 0-0 ndaj Ekuadorit në Kansas City, duke surprizuar një nga favoritët e Grupit E.

Ndeshja u dominua pothuajse plotësisht nga Ekuadori, por amerikanolatinët nuk arritën të konkretizonin rastet e shumta të krijuara. Protagonisti absolut i sfidës ishte portieri i Curaçaos, Eloy Room, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe mbajti të paprekur portën e tij.

Enner Valencia, Gonzalo Plata, John Yeboah dhe Moisés Caicedo provuan në disa raste të gjenin rrugën e rrjetës, por Room rezultoi i pakalueshëm gjatë gjithë takimit.

Pas humbjes së thellë 7-1 ndaj Gjermanisë në debutimin e saj në Botëror, Curaçao reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një pikë që mund të rezultojë vendimtare në garën për një vend në fazën tjetër të kompeticionit.

Nga ana tjetër, ky barazim përbën një hap fals për Ekuadorin, i cili komplikon objektivin për të siguruar kualifikimin nga grupi.

Ndërkohë, rezultati i Kansas City-t i ka dhuruar Gjermanisë vendin e parë në Grupin E, me gjermanët që kanë siguruar tashmë kryesimin përpara ndeshjes së fundit.

Rezultati:

Ekuador 0-0 Curaçao

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...