35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një makine: Dyshimet bien mbi valën ekstreme të të nxehtit

Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti, në rrethana që autoritetet dyshojnë se lidhen me temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin.

Sipas autoriteteve franceze, temperaturat në zonë kanë arritur deri në 39 gradë Celsius, ndërsa Prokuroria e Carpentras ka bërë të ditur se ekspozimi ndaj nxehtësisë përbën pistën kryesore të hetimit.

Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve të medias franceze “La Provence”, fëmijët dyshohet se kishin hyrë në automjet pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare dhe më pas mbetën të bllokuar brenda.

Ndërkohë, një burim policor i cituar nga “Le Parisien” ka deklaruar se nëna ka pretenduar se i kishte harruar fëmijët në makinë gjatë kohës që po bënte pazar.

Alarmi u dha pasi të miturit u gjetën në gjendje arresti kardiorespirator brenda një garazhi. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk arritën t’i rikthenin në jetë.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë, ndërsa pritet që ekspertizat dhe dëshmitë e mbledhura të ndihmojnë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...