35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës: Komunikoni me qytetarët, jo me ne

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e disa anëtarëve apo aktivistëve të saj është thjesht individuale.

Qëndrimi është bërë publik nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili ka sqaruar se partia nuk ka asnjë rol organizativ apo politik në protestat që po mbahen në Tiranë.

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë, thjesht ne, disa aktivistë apo disa njerëz, eksponentë, solidarizohemi me kërkesat e drejta të qytetarëve, shqetësimet e tyre të drejta dhe me kaq mbaron. Nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosova apo nga cilado pjesë që ka ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, deklaroi Dugolli.

Ai reagoi gjithashtu ndaj komenteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama për Lëvizjen Vetëvendosje, duke kërkuar që debati të fokusohet te kërkesat e protestuesve.

“Gjuha e përdorur nga Rama për Vetëvendosjen mendoj që nuk i bën nder as atij. Ai do të duhej që të komunikonte me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë, të Tiranës, të gjitha qyteteve edhe të mërgatës, të jepte llogari dhe të reflektonte karshi kërkesave të tyre”, u shpreh Dugolli.

Sipas tij, përmendja e Vetëvendosjes në lidhje me protestat nuk është e nevojshme, pasi ato, sipas tij, burojnë nga pakënaqësitë e qytetarëve dhe jo nga ndikimi i ndonjë force politike nga Kosova.

“Nuk ka nevojë që të përzihet apo të merret ndonjë shembull i Vetëvendosjes apo ndonjë deklaratë e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes, sepse gjithçka ka të bëjë me solidarizimin me kërkesat që dalin nga kjo protestë dhe revolta e qytetarëve”, shtoi ai.

Në fund të reagimit të tij, Dugolli i bëri thirrje Ramës që të fokusohet te mesazhet që po përcjellin protestuesit.

“Kryeministri Rama do të duhej që të komunikonte me protestuesit, ata që për disa ditë radhazi po mbushin sheshin dhe rrugët e Tiranës. Nuk po e bën Vetëvendosja këtë protestë, por qytetarët e Shqipërisë dhe mërgata, të cilët po shprehin revoltën e tyre ndaj klasës politike aktuale”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...