31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i vetëm, i përdorur nga algoritmi”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale, ku i drejtohet drejtpërdrejt një protestuesi dhe analizon, sipas tij, mënyrën se si krijohen dhe ushqehen lëvizjet e zemërimit në rrjet.

Në reagimin e tij, Rama e përshkruan protestuesin si një individ të mbetur vetëm pas përfundimit të protestës, duke pretenduar se ai është përdorur nga faktorë të ndryshëm politikë dhe mediatikë.

“Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar…”, shkruan ai, duke vijuar më tej se protestuesi është ndikuar nga narrativa të ndryshme publike dhe digjitale.

Ai përdor edhe termin “proletariati i algoritmit”, duke argumentuar se rrjetet sociale nxisin emocione dhe përçarje përmes përmbajtjeve që prodhojnë zemërim dhe varësi.

Në një pjesë tjetër të reagimit, kryeministri shkruan:

“Ti mbete vetëm, me hallin tënd dhe pa askënd që ta qan… Shembëlltyrë njerëzore e proletariatit të algoritmit, sepse algoritmi nuk ka ndjenja, nuk njeh njerëz…”

Rama kritikon gjithashtu influencerat dhe figurat publike, të cilët sipas tij krijojnë iluzione revolucioni dhe më pas tërhiqen nga vëmendja publike.

“Influencerat, blogerat… të cilët të bënë të ndjehesh heroi i tyre… kanë fluturuar larg… dhe do të mbeten klientë të reklamave…”, thuhet në status.

Në vijim të mesazhit, ai përmend edhe përfshirjen e diasporës dhe aktorëve politikë, duke pretenduar se protestat janë ndikuar nga struktura të ndryshme interesash dhe manipulimi digjital.

Rama e mbyll reagimin e tij me një thirrje për reflektim dhe dialog, duke i kërkuar protestuesit të mos e shohë atë si kundërshtar.

“Nëse një ditë do të kuptosh të vërtetën… atëherë eja tek unë… Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht… Unë jam miku, jo armiku yt”, shkruan ai.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa debati politik mbi protestat vijon të mbetet i ndezur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së...

0
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të...