30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të institucionit

Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend të tij është emëruar Gjergji Mërkuri.

Mërkuri është një emër i njohur në jetën publike dhe politike të Sarandës. Ai ka mbajtur më herët një sërë funksionesh drejtuese, mes tyre kryetar i Partisë Socialiste në Sarandë, drejtor i Doganës së Sarandës, drejtor i Turizmit pranë Bashkisë Sarandë, si dhe detyra në strukturat e Inspektoratit të Mjedisit për qarkun e Vlorës.

Largimi i Admir Malajt vjen pas një periudhe relativisht të shkurtër në krye të Portit të Sarandës. Ai u emërua në këtë detyrë në korrik të vitit 2025, pasi kishte drejtuar më parë Portin e Vlorës.

Deri tani nuk ka një reagim apo njoftim zyrtar të detajuar mbi arsyet e këtij ndryshimi, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin më shumë informacion lidhur me vendimin dhe objektivat e administratës së re në Portin e Sarandës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju erdhi fundi! Poshtë oligarkia”/ Gratë dhe vajzat në krye të marshimit, protestuesit kërkojnë...

0
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa edhe këtë mbrëmje gratë dhe vajzat janë në krye të protestës. Gjatë marshimit dëgjohen thirrje për...

“Divjaka bashki!”/ Protesta e banorëve hyn në ditën e 25-të: “Nesër edhe më shumë!”

0
Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë këtë të hënë në ditën e 25-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kundërshtojnë reformën e re administrative të...

E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari vrau nënën 80-vjeçare me sëpatë dhe plagosi rëndë babanë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe...

Dyshohet se vrau të dy prindërit brenda banesës, djali largohet me automjet – policia...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, në Lushnje, ku një djalë dyshohet se...

Horoskopi ditor, e Martë, 25 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje në punë mund të kërkojë një vendim të shpejtë, ndërsa në dashuri një bisedë e...