Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa edhe këtë mbrëmje gratë dhe vajzat janë në krye të protestës.
Gjatë marshimit dëgjohen thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa protestuesit kanë ashpërsuar gjuhën ndaj drejtuesve politikë.
“Ju erdhi fundi! Poshtë oligarkia!”, thërrasin qytetarët gjatë marshimit.
Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre dhe kërkesat kundër qeverisë.





