Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendime të debatueshme.
Gjermania kaloi në avantazh që në minutën e parë, me Leroy Sané që shënoi pas një aksioni ku ekuadorianët protestuan për një ndërhyrje të Pavlović ndaj Vite. Ata pretenduan për faull pas një kontakti të rrezikshëm në zonën e mesfushës, por gjyqtarja amerikane Tori Penso dhe sistemi VAR e konsideruan aksionin të rregullt, duke lejuar golin të qëndrojë.
Pavarësisht protestave të vazhdueshme, vendimi nuk ndryshoi dhe Gjermania mbajti avantazhin për një pjesë të mirë të lojës. Megjithatë, Ekuadori reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin me golat e Angulos dhe Platës për një fitore 2-1.
Me këtë sukses, Ekuadori siguron kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, ndërsa Gjermania kishte tashmë të garantuar vendin e parë në grup.





