28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500 pasagjerë në pritje

Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një defekt teknik vetëm pak minuta para nisjes.

Sipas medieve italiane, trageti ishte planifikuar të nisej rreth orës 22:30 të së premtes nga moli 3 “San Vito” në portin e Barit. Megjithatë, kur procesi i imbarkimit ishte pothuajse drejt përfundimit, ekuipazhi njoftoi se anija nuk mund të lundronte për shkak të një problemi në motorë.

Si pasojë, më shumë se 500 pasagjerë dhe mbi 60 kamionë u detyruan të zbrisnin nga trageti, duke kaluar disa orë në pritje në port.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit mbërriti trageti “Claudia” i kompanisë Adria Ferries, i cili mori në bord pasagjerët dhe automjetet, duke u nisur drejt Durrësit në orët e para të mëngjesit.

Megjithatë, shumë udhëtarë nuk mundën të përfitonin shërbimet për të cilat kishin paguar. Edhe pse kishin prerë bileta me kabina, ata u detyruan të udhëtonin në kuvertën e tragetit zëvendësues.

Ndërkohë, trageti “Pegasus” vijon të mbetet i ankoruar në portin e Barit, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve teknike për të përcaktuar shkakun e defektit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...