26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe flet për vendimin e saj

Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej kohësh.

Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj të ri, “Eagle Queen”, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Në një prononcim për Prive by Liberta Spahiu, Juliana tregoi se ka zgjedhur të bëhet nënë përmes procedurës in vitro, duke e nisur këtë rrugëtim pa një partner.

Pas interesimit të madh në rrjetet sociale për identitetin e babait biologjik, ajo sqaroi se donatori është shqiptar.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh Juliana.

Ajo theksoi se vendimi nuk ishte i nxituar, por erdhi pas një reflektimi të gjatë. Sipas saj, zgjodhi këtë rrugë për të mos rrezikuar paqen e saj dhe të fëmijës me një marrëdhënie që mund të mos funksiononte në të ardhmen.

Juliana reagoi edhe ndaj kritikave që ka marrë për këtë zgjedhje, duke thënë se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj.

“Komentet negative kanë ardhur kryesisht nga meshkujt, ndërsa gratë më kanë mbështetur dhe më kanë përgëzuar për vendimin që kam marrë,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se publiku do të ketë mundësi të ndjekë më nga afër këtë rrugëtim personal në episodet e reality show-t të saj, “Eagle Queen”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...