31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Nga shitja e rrobave për të ushqyer familjen te heroi që eliminoi Gjermaninë, historia prekëse e Orlando Gill

Portieri i Paraguajit, Orlando Gill, është kthyer në heroin e kombëtares së tij, pasi me dy pritje vendimtare të penalltive ndaj Gjermanisë i siguroi “Albirroja”-s kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.

Në sfidën e zhvilluar në Boston, 26-vjeçari ndali goditjet e Kai Havertz dhe Nick Woltemade, duke vulosur eliminimin e Gjermanisë dhe suksesin më të madh të Paraguajit në këtë kompeticion që nga çerekfinalet e vitit 2010.

Por pas këtij triumfi fshihet një histori sakrifice. Katër vite më parë, Gill u detyrua të shiste rrobat, këpucët dhe madje edhe fanellën me të cilën kishte përfaqësuar Paraguajin në Kampionatin U-20 të Amerikës së Jugut, për të siguruar para për familjen. Djali i tij, Lautaro Daniel, kishte lindur me probleme shëndetësore dhe shpenzimet për trajtimin mjekësor ishin të papërballueshme.

Historia e tij u bë publike nga bashkëshortja, Melissa, e cila një vit më parë shkroi në rrjetet sociale:

“Kur lindi djali ynë, nuk kishim asgjë. Orlando shiste rrobat e klubit të tij të vjetër, këpucët, madje edhe bluzën e U-20. Lauti luftoi për jetën, por babai i tij ishte gjithmonë aty. Nuk ishte e lehtë dhe nuk do të jetë kurrë e lehtë, por me dashuri dhe sakrificë gjithçka është e mundur. Shpresoj që e gjithë bota të njohë zemrën e madhe që ke.”

Pas suksesit historik ndaj Gjermanisë, Gill ia dedikoi kualifikimin nipit të tij, i cili ndodhet i shtruar në spital, duke shprehur shpresën për shërimin e tij sa më të shpejtë.

Sot portier i San Lorenzo de Almagro, Gill nuk ishte gjithmonë gardian. Në fëmijëri ai luante si sulmues, por një trajner i vendosi një ultimatum: “Ose shkon në portë, ose qëndron në stol.” Vendimi për të veshur dorezat i ndryshoi përgjithmonë jetën.

Edhe pse gjithmonë ka pasur dëshirë të ekzekutojë penallti, talenti i tij më i madh rezultoi të ishte pritja e tyre. Dhe pikërisht falë dy ndërhyrjeve vendimtare ndaj Gjermanisë, ai shkroi një nga historitë më frymëzuese të këtij Botërori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...