32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Do të ketë një takim nesër në Doha”/ Trump flet për kontaktet me Iranin, Teherani mohon negociatat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur me optimizëm të kujdesshëm për kontaktet që, sipas tij, pritet të zhvillohen në Doha të Katarit lidhur me programin bërthamor të Iranit. Megjithatë, Teherani vijon të mohojë se është planifikuar ndonjë takim negociues me Shtetet e Bashkuara.

Fillimisht përmes një postimi në platformën Truth Social dhe më pas në një prononcim për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se të martën do të zhvillohet një takim në Doha.

“Do të ketë një takim për këtë nesër në Doha. Ata do të shkojnë në Katar, mendoj se janë larguar tashmë ose po përgatiten të largohen. Do të shohim si do të shkojë”, tha presidenti amerikan.

Trump i cilësoi bisedimet si “ndoshta të rëndësishme, ndoshta jo”, duke lënë të hapur rezultatin e tyre.

Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se SHBA-ja ka bërë përparim të madh në përpjekjet për të ndalur programin bërthamor iranian.

“Do të thoja se është fituar pothuajse ushtarakisht”, u shpreh ai, duke shtuar se objektivi kryesor i Uashingtonit mbetet që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore.

Trump deklaroi gjithashtu se, sipas vlerësimit të tij, Irani tashmë ka rënë dakord të mos zhvillojë kapacitete për armë bërthamore.

Ndërkohë, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga CNN, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, është nisur drejt Dohas. Ende nuk është e qartë nëse ai shoqërohet nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se bisedimet teknike për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit po vazhdojnë normalisht, pavarësisht tensioneve dhe shkëmbimeve të fundit të zjarrit në rajon.

Nga ana tjetër, Irani vazhdon të këmbëngulë se nuk është planifikuar asnjë takim negociues me SHBA-në në asnjë nivel gjatë ditëve në vijim. Autoritetet iraniane theksojnë se prioriteti i tyre mbetet zbatimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe jo hapja e negociatave për një marrëveshje përfundimtare.

Qëndrimet e kundërta të Uashingtonit dhe Teheranit kanë krijuar pasiguri mbi natyrën dhe përmbajtjen e kontakteve që pritet të zhvillohen në Doha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...