23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Kamera në pemë për të ndjekur objektivin”/ Si u zbulua plani për atentatin ndaj Brian Syzos

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin ndaj Brian Syzos, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në Pogradec.

Sipas burimeve, një kamerë e montuar pranë burgut të Drenovës dyshohet se ishte vendosur për të monitoruar lëvizjet e Syzos dhe për të mundësuar organizimin e sulmit ndaj tij.

Rreth katër ditë më parë, efektivët e policisë konstatuan një kamerë të instaluar në një prej plepave përgjatë rrugës që të çon drejt burgut të Drenovës. Pas analizimit të pamjeve dhe veprimeve hetimore, si autorë të vendosjes së saj u identifikuan vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Sipas hetimeve paraprake, kamera ishte instaluar për të vëzhguar lëvizjet e Brian Syzos, i cili dyshohej se do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Drenovë.

Burimet hetimore bëjnë me dije se motivi i dyshuar lidhet me një konflikt të mëparshëm mes palëve. Dyshohet se Nikolla Agolli kërkonte hakmarrje ndaj Brian Syzos, pas ngjarjes që çoi në arrestimin e Sindi Syzos për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane.

Ngjarja kulmoi dy ditë më parë në Pogradec, kur Brian Syzo u qëllua me armë zjarri. Për këtë rast, policia arrestoi Nikolla Agollin dhe David Priftin, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar rolin e secilit prej të dyshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...