31.3 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja pse edhe gjyshet dalin në protestë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë e tyre edhe me protestat e zhvilluara javët e fundit.

Gjatë fjalës së mbajtur në kuadër të “Javës së Administratës Publike”, Rama bëri dallimin mes shërbimit civil dhe administratës së gjerë shtetërore, ndërsa theksoi se në shumë institucione qytetarët nuk po marrin shërbimin që meritojnë.

Si shembull, ai solli rastin e një të moshuare që, sipas tij, del në protestë pasi përballet vazhdimisht me vonesa dhe neglizhencë në një poliklinikë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

“Kërkon kohë. Kërkon kohë sepse bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me njerëz, me shumë njerëz. Dhe besoj që po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtohemi që ligji i parë themelor i administratës tonë publike është aprovuar afro një dekadë më parë, atëherë ne mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur në shërbimin tonë civil.

Dhe për të gjithë ata që na ndjekin, është e rëndësishme të bëjmë dallimin kur ne flasim për administratë publike, kemi parasysh shërbimin civil ku përfshihen rreth 4000, mos gabohem, po atëherë janë më shumë se kaq, por gjithsesi janë më pak sesa 10,000, ndërkohë që në numrin e përgjithshëm të administratës ne kemi dhjetëra mijëra të tjerë të cilët janë pjesë e administratës shtetërore.

Pra nuk janë, nuk është i njëjti nivel dhe kjo është diçka që ne nuk e kemi unike në Shqipëri, është në shumë vende.

Dhe nëse në administratën publike ku është, ku gjendet edhe i gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore me procesin e negociatave, ne kemi sot një kualitet të ri, në administratën shtetërore ne kemi sot një sfidë shumë të madhe përballë qytetarëve.

Sepse qytetarët kanë të gjithë të drejtën e tyre që të jenë shumë më kërkues dhe që të trajtohen shumë më mirë në shumë raste. Duke qenë se jemi në një moment specifik intensiv të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni të sjell këtu një episod nga shumë episode që ne po mbledhim për të lexuar si duhet protestën e bulevardit, në atë pjesë të saj që ajo protestë ka rëndësinë e vet themelore për ne që është zëri dhe që janë shqetësimet reale të qytetarëve.

Pra, ajo që unë e quaj uji i pastër dhe i rrjedhshëm i protestës, nën atë koren e zezë të asaj që për fat të keq është pjesa e zhurmshme dhe e dukshme ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Në atë rrjedhë të madhe njerëzish ka shumë për të mësuar dhe episodi është ky: Nëna e një shokut tim, ai është pak më i ri se unë, por ajo është gjyshe që del në protestë. Edhe i biri më tregon që ishte alarmuar kur i kishin thënë që ka shkuar mamaja në protestë. Ishte alarmuar sepse ajo është në një moshë të caktuar që duke e imagjinuar në mes të një turme njerëzish gjëja e parë që të shkon në mend është që në qoftë se larg qoftë pengohet, rrëzohet mund të ketë edhe dëmtim fizik. Dhe ishte kthyer në shtëpi shumë i alarmuar edhe e pyet: ‘O ma, çfarë bëre ti në protestë? Pse shkon ti në protestë?’

Edhe e ëma i tregon atë që është besoj unë, duke parë edhe episode të tjera që ne po mbledhim, thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Për një arsye apo për një tjetër, nuk e kam mirë parasysh tani të natyrës shëndetësore, asaj i duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë.

Dhe duke qenë se si ajo ka dhe të tjerë, që e dinë praktikën që ndjek mjeku që duhet të kujdeset për ta, njerëzit shkojnë atje që në orën 5:00, që në orën 6:00 të mëngjesit. Pse? Sepse presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë që duke qenë përpara në radhë të kenë mundësinë që ai t’i shohi.

Sepse mjeku e para nuk vjen në orar, vjen gjithmonë një orë, dy orë më mbrapa, pra ata njerëz presin nga ora 5:00, 6:00 e mëngjesit deri në ora 9:00, 10:00, të moshuar. E dyta mjeku nuk rri deri në fund të orarit, po mbasi trajton tre-katër prej tyre, ikën. Dhe kjo grua në moshë, një gjyshe del në protestë sepse është e fyer. Dhe fyerja është fjalë e lehtë në fakt.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...

16 shtatori vendimtar për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga cakton datën e shpalljes...

0
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...