24.4 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

”‘The Albanian Files’ është dosja më kriminale e 35 viteve”/ Berisha: PD do të padisë në SPAK, i bëj thirrje edhe Interpolit e Europolit të hetojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar librin The Albanian Files si “dosjen më kriminale” të 35 viteve të fundit në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se botimi, i cili sipas tij ka një parathënie të kryeministrit Rama, përbën provë se Shqipëria është trajtuar si “pronë personale” dhe se territore të rëndësishme të vendit u janë vënë në dispozicion grupeve kriminale.

“Libri i kuq The Albanian Files, me parathënie të Edi Ramës, është libri me të cilin Edi Rama fakton shqiptarëve dhe botës se e konsideron Shqipërinë një çiflig të tij. Ky çiflig, sipas tij, u është dhënë për zhvillim karteleve të drogës, baronëve të drogës dhe organizatave kriminale shqiptare e ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës pretendoi se zhvillimet përgjatë vijës bregdetare kanë sjellë largimin e banorëve vendas për shkak të presionit nga grupet kriminale.

“Banorët në brigjet e vendit po shpërngulen pothuajse me forcë. Trafikantët u shkojnë me thasë me para, ua blejnë tokat dhe i largojnë nga trojet e tyre. Një qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve nuk ka mbajtur asnjë pushtues në histori”, deklaroi ai.

Berisha krahasoi gjithashtu administrimin e bregdetit gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike me atë të qeverisë aktuale, duke thënë se studimet e hartuara nga një kompani britanike u hodhën poshtë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

“Edi Rama në vitin 2014 përmbysi studimin britanik dhe kaloi në planin e integruar të zhvillimit të bregut, që në fakt ishte plani i masakrimit të bregut”, tha Berisha.

Sipas tij, libri dokumenton qindra projekte që, siç pretendon ai, janë realizuar për interesa të grupeve kriminale dhe për pastrim parash.

“I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust-it të hetojnë shtrirjen e tentakulave të narkoshtetit shqiptar. Për 523 projekte janë paguar minimumi nga 1.5 deri në 2 miliardë euro”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha iu referua edhe një projekti të pretenduar në Kanionin e Gjipesë, duke thënë se libri, sipas tij, mbështet akuzat e ngritura më herët ndaj kryeministrit.

“Tani del libri i kuq që fakton atë që kam paraqitur para publikut. Ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë së 35 viteve të fundit”, u shpreh ai.

Në përfundim, Berisha njoftoi se Partia Demokratike po përgatit një kallëzim penal në SPAK lidhur me çështjen.

“Përshëndes dërgimin e këtij materiali në SPAK nga përfaqësues të protestës. Garantoj qytetarët se Partia Demokratike po e studion këtë dosje dhe do të paraqesë një aktpadi tjetër në SPAK. Për ne kjo është dosja më kriminale”, deklaroi Berisha.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Kryeministria apo nga Edi Rama lidhur me këto deklarata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...