36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Më thanë: ‘Hajde se kemi një surprizë’, pastaj e dhunuan”/ Flet nëna e 17-vjeçares: Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy

Videoja ku tre vajza dhunojnë një 17-vjeçare ka tronditur opinionin publik, ndërsa nëna e adoleshentes ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira që ka përjetuar familja pas ngjarjes.

Ajo tregon se denoncimi është bërë rreth një muaj më parë, por, sipas saj, ende nuk ka marrë një zgjidhje.

“Kam një muaj që kam bërë denoncim, por asgjë nuk u zgjidh. Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy nga tmerri. Vajzën e çoja çdo ditë në kurs parukerie. Një ditë më telefonuan dhe më thanë se ishte sëmurë, kishte bërë serum, por askush nuk më tregoi çfarë kishte ndodhur”, rrëfen nëna.

Sipas saj, kur shkoi ta merrte, e bija ishte në gjendje të rënduar emocionale.

“E pashë me serumin në dorë. I thashë: ‘Çfarë ke moj bijë? Pse je vrarë? Kush të ka bërë kështu?’ Ajo më tha se nuk kishte asgjë, se ishte çoroditur ngaqë kishte qenë vetëm në spital. Por unë pashë se kishte syrin të nxirë, mjekrën e mavijosur dhe flokët e çrregulluar.”

Nëna tregon se fillimisht 17-vjeçarja nuk pranoi të fliste për atë që kishte ndodhur.

“Kur shkuam në shtëpi u përpoqa ta bindja të më tregonte. Në fillim më tha diçka për rrjetet sociale, por më pas shpërtheu në lot dhe më tha: ‘Më dhunuan tre goca’.”

Ajo rrëfen se e pyeti vajzën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me to.

“I thashë: ‘Mos ndoshta i ke ngacmuar?’ Më tha: ‘Jo moj mami, nuk kam pasur asgjë me to. Më thanë vetëm: Hajde me mua se kemi një surprizë’.”

Sipas nënës, vajza njihte rastësisht njërën prej tyre dhe ato e kishin pritur sapo kishte dalë nga kursi.

“Ishin takuar vetëm një ose dy herë. I dolën përpara pasi doli nga kursi. Kur erdhi në shtëpi ishte e tronditur, qante dhe dridhej. Atëherë e mora dhe shkuam menjëherë në polici, ku bëmë denoncimin.”

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...