36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Brukseli të mos e trajtojë më Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë”/ Deputetja Marjana Koçeku: Protestat tregojnë krizën e besimit ndaj politikës

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë qasjen ndaj Shqipërisë, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të mos trajtohet më si “zëri i vetëm evropian” i vendit.

Në një intervistë për Euractiv, Koçeku, e cila u largua muajin e kaluar nga Partia Socialiste, tha se vendosi të shkëputej nga mazhoranca për shkak të politikave që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.

“Nuk mund t’i përkisja më një grupi që jo vetëm nuk e mbështet mjedisin, por harton politika që e dëmtojnë atë. Kam mbështetur edhe nismat e kolegëve të opozitës, sepse e konsideroj këtë si të drejtën time qytetare”, u shpreh ajo.

Koçeku komentoi edhe protestat që prej më shumë se një muaji zhvillohen kundër projekteve turistike të planifikuara pranë zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë, përfshirë investime të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Lëvizja është pagëzuar nga protestuesit si “Revolucioni i Flamingove”.

Sipas deputetes, këto protesta pasqyrojnë një krizë të thellë besimi ndaj institucioneve dhe klasës politike.

“Nuk ka më legjitimitet, as për qeverinë dhe as për opozitën tradicionale. Të dyja kanë treguar se punojnë vetëm për interesa të një grupi të vogël”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat si një “histeri digjitale” dhe një “revolucion imagjinar”, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe aktivistët online për fryrje të situatës.

Koçeku kundërshtoi këtë qëndrim, duke pretenduar se qeveria po përpiqet të krijojë idenë se protestat dëmtojnë procesin e integrimit evropian.

“Ai po përdor median për të krijuar bindjen se, nëse protestojmë, po minojmë procesin e integrimit dhe besimin e Bashkimit Evropian. Politikanët tanë e kanë humbur plotësisht kontaktin me realitetin”, u shpreh deputetja.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Kryeministria lidhur me deklaratat e Marjana Koçekut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...