30 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Kompletohen çerekfinalet e Botërorit 2026/ Francë-Marok hap supersfidat, ja kalendari i ndeshjeve deri në finalen e madhe

Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicrës janë përcaktuar tetë kombëtaret që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinalet e Botërorit 2026.

Çerekfinalet do të hapen më 9 korrik me supersfidën mes Francës dhe Marokut, e cila do të luhet në orën 22:00. Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me skuadrën që do të dalë triumfuese nga dueli Spanjë-Belgjikë, i programuar për më 10 korrik në orën 21:00.

Në anën tjetër të tabelës, Norvegjia do të sfidojë Anglinë në Miami, në orën 23:00, ndërsa disa orë më vonë, në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, Argjentina do të përballet me Zvicrën për biletën e fundit në gjysmëfinale.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 14 dhe 15 korrik, ndërsa finalja e vogël për vendin e tretë dhe të katërt është planifikuar për më 18 korrik.

Finalja e madhe e Botërorit 2026 do të luhet më 19 korrik në Nju Jork, duke nisur nga ora 21:00, ku do të kurorëzohet kampionia e re e botës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin...

0
Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...