Protesta e 39-të kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me thirrje të reja për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesën e tyre për ndryshim politik.
Gjatë tubimit, një protestuese iu përgjigj deklaratave të kryeministrit, i cili në reagimet e tij i ka cilësuar protestuesit si “korba” dhe “sorra”.
“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, i ka në Kryeministrinë e vet. Gjysmat i ka në burg. Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”, u shpreh ajo.
Protestuesja u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestat kundër qeverisë, duke theksuar se, sipas saj, tubimet duhet të vazhdojnë deri në largimin e kësaj qeverie nga pushteti.





