30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Ramës i kemi bërë boll thirrje”, protestuesja apel Presidentit dhe Kushtetueses: Merrni masa për të mbrojtur Kushtetutën

Tirana u përfshi dje nga protesta e 39-të radhazi, ku qytetarët dolën sërish në shesh për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime politike.

Në nisje të tubimit, një nga protestueset mbajti një fjalim, ku ndau mesazhin e saj për protestat dhe u bëri thirrje institucioneve më të larta të shtetit që të ushtrojnë kompetencat kushtetuese.

“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop,” u shpreh ajo, duke vlerësuar qëndresën e qytetarëve që prej javësh marrin pjesë në protestat e zhvilluara në kryeqytet.

Protestuesja tha se, sipas saj, thirrjet drejtuar kryeministrit Edi Rama nuk kanë sjellë rezultat dhe kërkoi reagimin e Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Dua t’u bëj një thirrje presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ramës i kemi bërë boll thirrje dhe nuk është përgjigjur. Për çfarë janë presidenti dhe GJK, për të mbrojtur Kushtetutën apo për ta hedhur poshtë?”, deklaroi ajo.

Gjatë fjalës së saj, protestuesja kritikoi edhe mënyrën se si, sipas saj, janë trajtuar pjesëmarrësit në protesta, duke iu referuar ndalimit të disa aktivistëve.

“Në vend që të arrestohet Rama, arrestoi protestuesit dhe i mbajti nën arrest 72 orë. Presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit! Të mbrosh njeriun që ka hedhur poshtë si qenie njerëzore ky”, u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...