22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha komunitetet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një propozim alternativ për ndarjen territoriale të vendit.

Berisha tha se ky projekt do të duhej të kalonte për diskutim me qytetarët, të cilët, sipas tij, duhet të kishin mundësi të propozonin ndryshime dhe korrigjime.

“Ndaj dhe sot jemi këtu për të paraqitur raportin dhe ndarjen territoriale që ka parashikuar grupi i punës së opozitës në parlament. Dhe ky projekt do paraqitej sipas planit për diskutim me qytetarët, të cilët me gjithë diskutimet e bëra, do kishin të drejtë të argumentonin plotësisht korrigjime, të argumentonin plotësisht shtesa, të argumentonin plotësisht riformulime”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është tërhequr në mënyrë të njëanshme nga procesi dhe e lidhi reformën e propozuar nga mazhoranca me pretendime për qëllime politike.

“Por kjo nuk ndodhi sepse pabesisht, në mënyrë të njëanshme, Edi Rama u tërhoq me projektin e tij totalisht i platformës së Çubrilloviçit”, deklaroi Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha përshëndeti banorët e Poliçanit, të cilët kanë kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të reformës së re territoriale.

“Me mbrojtjen që i bënë bashkisë së tyre, ata mbrojnë një të drejtë, ata mbrojnë një qeverisje që i duhet Shqipërisë për zhvillimin e saj dhe ndalimin e shpopullimit”, tha ai.

Sipas Berishës, reagimi i banorëve të Poliçanit duhet të shërbejë si shembull për komunitetet e tjera që preken nga ndryshimet territoriale.

“Shembulli i banorëve të Poliçanit duhet të frymëzojë, dhe jam i sigurt që do frymëzojë, banorët e të gjitha komunave që Edi Rama me një të rënë të lapsit u bie kryq vetëm për qëllime të zeza elektorale”, u shpreh ish-kryeministri.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje banorëve të bashkive të tjera të reagojnë ndaj ndryshimeve të propozuara, duke kërkuar që vendimmarrjet për territorin të bazohen, sipas tij, në interesin e qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...