22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së emigracionit në Ceuta

Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen.

Ministria e Brendshme italiane ka vendosur mbylljen e kufijve ajrorë dhe detarë me Spanjën, pas situatës së krijuar në enklavën spanjolle të Ceutës, ku mijëra emigrantë kanë hyrë nga territori i Marokut.

Vendimi u mor pas një analize të zhvilluar nga Komiteti për Analizën e Emigracionit dhe Sigurisë së Kufijve, i drejtuar nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.

Sipas autoriteteve italiane, masat synojnë forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe parandalimin e lëvizjeve të parregullta brenda zonës Shengen.

Në kuadër të rritjes së sigurisë kufitare, Piantedosi zhvilloi gjithashtu një bisedë me homologun francez, Laurent Nuñez, ku u ra dakord për shtimin e kontrolleve në kufirin tokësor mes Italisë dhe Francës, përmes mekanizmave ekzistues të bashkëpunimit policor.

Kriza në Ceuta ka rikthyer në qendër të debatit europian çështjen e menaxhimit të migracionit dhe funksionimit të zonës Shengen, ndërsa disa vende kërkojnë masa më të forta për kontrollin e lëvizjeve brenda hapësirës së lirë europiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...