20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Tragjedi në Greqi/ Humbin jetën nënë e bir me origjinë shqiptare, makina u përplas me kamionin

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e dy personave mëngjesin e sotëm në Greqi. Viktimat janë një nënë 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në aksin rrugor Amfipoli–Drama, pranë zonës Paleokomi, në prefekturën e Serres. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me një kamion, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Përplasja rezultoi fatale për nënën dhe djalin, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Trupat e tyre janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.

Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...