Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gratë që ndodheshin në automjet. Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskon dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.





