35.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një jave

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe brenda vetëm një jave ka kryer edhe 8 vjedhje të tjera.

Policia e Tiranës bëri të ditur se operacioni i koduar “Multiple” u finalizua pas hetimeve të nisura mbi kallëzimet e disa shtetasve për vjedhje në subjektet që kishin në pronësi ose administrim.

Në pranga është vënë shtetasi O. H., 20 vjeç, i cili dyshohet se gjatë periudhës 5–13 gusht 2026 ka vjedhur para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme.

Gjatë verifikimeve, efektivët kanë konstatuar se i riu ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia thotë se hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 20-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera të kryera në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Barbie nderon Whitney Houston me një kukull ikonike: rikthehet pamja e “I Wanna Dance...

0
Barbie ka nderuar këngëtaren e ndjerë Whitney Houston me një kukull të veçantë, e cila i bashkohet Serisë Barbie Signature, ku më herët janë...