35.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të vjedhura nga muzeu në Itali

Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës, janë gjetur dhe rikuperuar nga Karabinierët italianë.

Veprat u lokalizuan pas një hetimi të gjerë të autoriteteve italiane, të koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Parmës. Tashmë, tre pikturat ndodhen në duart e policisë.

Bëhet fjalë për “Tasse et plat de cerises” të Paul Cézanne, një vepër me laps dhe akuarel mbi letër të bardhë, e vlerësuar rreth 6 milionë euro.

Në listën e veprave të rikuperuara është edhe “Les Poissons” e Pierre-Auguste Renoir, pikturë në vaj mbi kanavacë, e nënshkruar dhe datuar “Renoir 1917”, me vlerë rreth 3 milionë euro.

Vepra e tretë është “Odalisque Sur La Terrasse” e Henri Matisse, një akuatintë me ngjyra mbi letër, e vlerësuar rreth 20 mijë euro.

Vjedhja ndodhi gjatë natës së 22-23 marsit 2026, kur një grup i organizuar hyri me forcë në muze. Autorët prenë hekurat rrethues të portës me një sharrë dhe, sipas hetimeve, e përfunduan grabitjen në më pak se tre minuta.

Grabitësit, të cilët kishin mbuluar fytyrat, lanë pas një pikturë të katërt pasi u aktivizua sistemi i alarmit. Në vendngjarje u gjetën gjurmë biologjike dhe gjurmë gishtash, të cilat u përdorën nga hetuesit për të avancuar në identifikimin e autorëve.

Fondacioni Magnani Rocca, i njohur edhe si “Vila e Kryeveprave”, ruan koleksionin e përhershëm të historianit të artit Luigi Magnani. Në të gjenden gjithashtu vepra të artistëve të njohur si Dürer, Rubens, Van Dyck, Goya dhe Monet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...

Barbie nderon Whitney Houston me një kukull ikonike: rikthehet pamja e “I Wanna Dance...

0
Barbie ka nderuar këngëtaren e ndjerë Whitney Houston me një kukull të veçantë, e cila i bashkohet Serisë Barbie Signature, ku më herët janë...