Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Bozos.
Sipas vendimit, masa e sigurisë “Arrest në burg” është zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 25 maj 2026, rreth orës 08:00, në aksin nacional Elbasan-Librazhd, pranë shkollës së fshatit Mengël.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, fëmija po kalonte rrugën së bashku me nënën, por në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka përfunduar poshtë rrotave të automjetit.
Si pasojë e aksidentit, 7-vjeçari humbi jetën.





