33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

“Pas Shkolle” shtrihet në gjithë Shqipërinë/ Mbi 400 shkolla do të ofrojnë aktivitete pas mësimit

Nga shtatori, shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të zbatojnë programin “Pas Shkolle”, i cili synon të ndërthurë mbështetjen në mësime me aktivitete edukative, krijuese, sportive dhe argëtuese.

Programi do t’u ofrojë nxënësve, përtej orarit të zakonshëm mësimor, një mjedis të sigurt dhe miqësor ku mund të zhvillojnë aftësitë, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të zbulojnë talente e interesa të reja.

Pas ngrënies së ushqimit dhe përfundimit të detyrave, nxënësit do të angazhohen në aktivitete sportive dhe lojëra në grup, vizatim, pikturë, punime krijuese dhe me materiale të riciklueshme, lexime, recitime, muzikë, këngë, veprimtari kulturore, TIK dhe teknologji, eksperimente shkencore, si dhe aktivitete për mjedisin dhe natyrën.

Programi u zbatua vitin e kaluar në 47 shkolla pilot, 45 prej tyre në Tiranë dhe dy në Kamzë. Në vitin e ri shkollor, ai do të shtrihet në të gjithë vendin, në mbi 400 institucione publike të arsimit parauniversitar.

Zëvendësministrja e Arsimit, Herida Duro, në një intervistë për ATSH-në, tha se programi tashmë ka bazën e nevojshme ligjore dhe organizative për zbatimin në nivel kombëtar.

“Programi ‘Pas Shkolle’ është i organizuar dhe i strukturuar në veprimtari, që zhvillohen jashtë orarit mësimor të detyruar dhe ka për qëllim përforcimin e të nxënit dhe zhvillimin gjithëpërfshirës të aftësive edukative, sociale, sportive, kulturore dhe krijuese të nxënësve. Ai do të shtrihet në mënyrë të strukturuar në të gjithë sistemin parauniversitar, duke u kthyer në një model të qëndrueshëm që i shërben jo vetëm fëmijëve, por edhe familjes dhe komunitetit në tërësi”, theksoi Duro.

Sipas zëvendësministres, programi synon gjithashtu të adresojë fragmentarizimin e programeve ekzistuese, si “Shkolla Qendër Komunitare”, “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”, “Art, Zeje, Sport” etj., duke krijuar një kuadër të përbashkët për aktivitetet pas mësimit.

Drejtoresha e shkollës “Vaçe Zela” në Tiranë, Enkeleda Gorezi, e cila e ka zbatuar programin edhe gjatë vitit të kaluar, e konsideron atë një mundësi të rëndësishme për nxënësit.

“Ky program është një mundësi shumë e mirë për nxënësit, pasi u ofron atyre jo vetëm mbështetje në aspektin mësimor, por edhe hapësira ku mund të shprehen, të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre”, tha Gorezi.

Ajo shtoi se nxënësit gjatë vitit të kaluar e shfrytëzuan kohën pas mësimit për aktivitete sportive, krijuese, kulturore, praktike dhe teknologjike.

Edhe këtë vit, kohëzgjatja e qëndrimit në shkollë do të ndryshojë sipas grupmoshave. Në shkollën “Vaçe Zela”, nxënësit e klasave 1-3, që përfundojnë mësimin në orën 11:30, do të qëndrojnë deri në 14:00, ndërsa klasat 4-9 do të vijojnë programin deri në orën 15:00.

Nxënësit do të përfshihen në aktivitetet e ofruara në bazë të interesave dhe dëshirës së tyre për të marrë pjesë, sipas grupmoshave.

Sipas drejtoreshës Gorezi, programi është pritur pozitivisht edhe nga prindërit.

“Programi është pritur pozitivisht nga prindërit. Ata vlerësuan faktin që fëmijët kishin mundësi të qëndronin në një ambient të sigurt dhe të mbikëqyrur pas mësimit, duke u angazhuar në aktivitete të dobishme. Prindërit shprehën interes të veçantë për aktivitetet sportive, krijuese dhe praktike.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshohet se u dogj qëllimisht/ Zjarri në Vukatanë alarmon Shkodrën, policia shoqëron një person

0
Një vatër zjarri, e dyshuar si e qëllimshme, është regjistruar në fshatin Vukatanë të Shkodrës, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse. Pas sinjalizimit për flakët,...

“Çerdhe” gjigante yjesh në hapësirë! Hubble zbulon rreth 2,500 yje që janë ende në...

0
Një imazh i ri spektakolar i realizuar nga Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s ka sjellë një pamje mahnitëse të rajonit LH 95, një prej...

Arrestohet në Zveçan i dyshuari për dhunën e majit 2023, kur u plagosën mbi...

0
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar të dielën në Zveçan një person me inicialet I.M., i dyshuar për përfshirje në...

Afrika nis të lëkundet për Infantinon? Federatat kërkojnë sqarime për mbështetjen ndaj presidentit të...

0
Kontinenti afrikan, me 54 federata të lidhura me FIFA-n, pritet të luajë sërish një rol vendimtar në zgjedhjet për drejtimin e futbollit botëror. Megjithatë,...

“A kemi probleme me ujin në male?”/ Resortet e skive në Zvicër po mendojnë...

0
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën që prej muajit maj, të shoqëruara me thatësirë të zgjatur dhe zjarre të mëdha pyjore, po i shtyjnë...