Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 49-vjeçari mesditën e sotme në Delvinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në lagjen “9 Tetori”, ku, gjatë një konflikti në rrugë, shtetasi Lekan Tozo, 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, dyshohet se ka goditur me një mjet të fortë në fytyrë 49-vjeçarin Xhike Hita.
I plagosuri është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas drejt Spitalit të Sarandës, ku po merr trajtim më të specializuar. Sipas informacionit të policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, 46-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Delvinë.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe motivet që çuan në plagosjen e 49-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
“Delvinë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, gjatë një konflikti në rrugë, në lagjen ‘9 Tetori’, për motive të dobëta, shtetasi L. T., 46 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në fytyrë shtetasin Xh. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
46-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”





