Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos, e cila humbi jetën në një aksident tragjik rrugor në Durrës.
Në aksident humbën jetën edhe partneri i saj, Kleo Vrioni, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin, si dhe një 15-vjeçar.
Familja e të resë tashmë pret kthimin e trupit të saj në Itali. Sipas familjarëve, riatdhesimi mund të bëhet gjatë javës së ardhshme, por ende nuk është përcaktuar një datë konkrete.
Familja e Sarës po përballet me dhimbjen dhe pritjen për kthimin e saj. Sipas kushërirës së 26-vjeçares, babai i Sarës është “i shkatërruar”, ndërsa familjarët po përpiqen ta mbajnë larg informacioneve të rënda për shkak të gjendjes së tij të brishtë.
Ndërkohë, komuniteti i Zoccos dhe miqtë e Sarës janë mbledhur rreth familjes, duke kujtuar 26-vjeçaren si një vajzë të hareshme dhe bujare.
“Ishte si një motër për mua. Një humbje jashtëzakonisht e madhe”, është shprehur kushërira e saj.





