Një konflikt i nisur disa ditë më parë në Sarandë ka përshkallëzuar dje në Delvinë, ku 49-vjeçari Xhike Hita mbeti i plagosur pas një përplasjeje me Lekan Tozon.
Sipas informacioneve, ngjarja e sotme ka lidhje me një konflikt të ndodhur më 14 gusht në Sarandë. Në atë rast, Hita dyshohet se kishte plagosur me thikë nipat e Lekan Tozos, pas një debati për motive banale.
Gjashtë ditë më pas, Tozo është përballur me Hitën në Delvinë, ku dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një mjet të fortë në fytyrë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10 në lagjen “9 Tetori”. Hita u transportua në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, paralelisht me përplasjen në Delvinë, familjarë të të dyja palëve janë përfshirë në një tjetër konflikt verbal në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.





