35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat e incidentit të dyshuar.

Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, e cila u transmetua të hënën.

“Ky është një rast i pabesueshëm. Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq ta vriste atë”, deklaroi Netanyahu.

I pyetur nëse informacioni për këtë rast ishte pjesë e të dhënave që i ishin komunikuar, kryeministri izraelit e përsëriti pretendimin, duke e lidhur atë me nevojën për forcimin e masave të sigurisë.

Sipas Netanyahut, kërcënimi e bën edhe më të rëndësishme marrjen e masave mbrojtëse, pasi pa këto masa sulmi ndaj djalit të tij mund të kishte përfunduar ndryshe.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit bëri thirrje për përmbajtje, veçanërisht në një periudhë të ndjeshme politike dhe elektorale.

Netanyahu tha gjithashtu se kishte kontaktuar kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar të garantonte mbrojtje të përshtatshme për të gjithë kandidatët për postin e kryeministrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Lamallari nga Pogradeci: “Prioritetet e panegociueshme, siguria publike dhe modernizimi i Policisë”

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte pjesë e mbledhjes së qeverisë në Pogradec, ku u diskutuan prioritetet për vitin e dytë të mandatit qeverisës. Përmes...