35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë transparencë për qytetarin”

Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec.

Në një komunikim live me ndjekësit në Facebook, Rama u ndal te disa prej çështjeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët, përfshirë shëndetësinë, arsimin, cilësinë e jetës dhe çmimet e ushqimeve bazë.

Sa i përket çmimeve, kryeministri bëri me dije se qeveria po përgatit një plan që synon të rrisë transparencën për çmimet që qytetarët paguajnë në treg.

Rama sqaroi se qeveria nuk synon të përcaktojë çmimet në një sistem të lirë tregu, por të krijojë një mekanizëm që t’u mundësojë qytetarëve të kenë më shumë informacion mbi çmimet e produkteve bazë.

“Kemi folur për çmimet natyrisht. Kemi një plan për këtë. Jetojmë në një sistem ku nuk kemi asnjë eksperiencë, asnjë praktikë të përcaktimit të çmimeve nga shteti, kjo është e pamundur. Por kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë”, u shpreh Kryeministri.

Sipas Ramës, plani do të prezantohet pasi të përfundojë konsolidimi i tij dhe të përcaktohen të gjitha detajet.

“Plan të cilin do ta prezantojmë më herët sesa vonë, në momentin kur do të jetë i konsoliduar plotësisht me detaje”, theksoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...

Lamallari nga Pogradeci: “Prioritetet e panegociueshme, siguria publike dhe modernizimi i Policisë”

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte pjesë e mbledhjes së qeverisë në Pogradec, ku u diskutuan prioritetet për vitin e dytë të mandatit qeverisës. Përmes...