35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin e strehimit

Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, ku foli për diskutimet e zhvilluara dhe prioritetet e qeverisë për vitin e dytë të mandatit.

Rama u ndal edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë, të cilat i cilësoi si një “dhuratë”, duke argumentuar se Shqipëria, sipas tij, nuk ka pasur opozitë dhe se protesta shërbeu si një zë qytetar për kërkesën ndaj qeverisë për më shumë rezultate.

“Protesta për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka pasur opozitë. Ishte një meritë e asaj proteste që ne të dëgjonim një zë qytetar që thotë se sot ne meritojmë më shumë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se kjo situatë duhet të shërbejë si shtysë për një qasje të re të qeverisë, duke theksuar se si qytetarët, ashtu edhe qeveria, mund të dalin më të fortë nga kjo periudhë.

Gjatë takimit në Pogradec, sipas Ramës, u diskutua gjithashtu për qasjen e re të Partisë Socialiste në territor dhe risitë që pritet të shoqërojnë vitin e dytë të mandatit qeverisës.

Një prej programeve që Rama e veçoi si ndër më të rëndësishmit ishte programi i strehimit, i cili pritet të jetë pjesë e prioriteteve të qeverisë në fazën e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...

Lamallari nga Pogradeci: “Prioritetet e panegociueshme, siguria publike dhe modernizimi i Policisë”

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte pjesë e mbledhjes së qeverisë në Pogradec, ku u diskutuan prioritetet për vitin e dytë të mandatit qeverisës. Përmes...