26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë fëmijët 14 dhe 16 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën në një vaskë hidromasazhi nga dy fëmijët e tyre, 14 dhe 16 vjeç.

Çifti jetonte në lagjen luksoze Cap Blanc, në Valencia. Sipas raportimeve, dy adoleshentët zbuluan trupat e pajetë të prindërve dhe më pas iu drejtuan pronarit të banesës për ndihmë.

Pronari njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat mbërritën në banesë.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e vdekjes. Deri më tani, po shqyrtohen të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një aksidenti, por edhe atë të një ngjarjeje kriminale, raporton “Daily Mail”.

Në kuadër të hetimit, policia ka marrë edhe mostra nga uji i vaskës së hidromasazhit. Mostrat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.

Ndërkohë, dy fëmijët e çiftit po marrin ndihmë psikologjike pas ngjarjes së rëndë.

Një i afërm i tyre, xhaxhai, pritet të udhëtojë drejt Spanjës për t’u kujdesur për dy adoleshentët dhe për të marrë përsipër kujdestarinë e tyre.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet spanjolle pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të analizave dhe ekspertizave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Drogë e fshehur në makarona në burgun 313, sekuestrohen 17 doza kanabisi dhe 12...

0
Një sasi kokaine dhe kanabisi është zbuluar një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313 në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, lëndët narkotike dyshohet...