Një sasi kokaine dhe kanabisi është zbuluar një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313 në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, lëndët narkotike dyshohet se ishin fshehur në ushqime, konkretisht në makaronat e gatuara, me qëllim futjen e tyre në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e burgut, autoritetet kanë sekuestruar gjithsej 17 doza kanabisi dhe 12 doza kokaine.
Pas zbulimit të lëndëve narkotike, kanë nisur verifikimet për të përcaktuar mënyrën se si droga është futur në burg, si dhe personat që mund të jenë përgjegjës për këtë rast.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.





