Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një grup të rinjsh të zonës.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, të rinjtë po lëviznin me makinë kur kanë ndaluar pranë tij dhe e kanë fyer e sharë, pasi dyshonin se ai po filmonte me telefon zonën e plazhit.
“Pse filmon?”, mësohet t’i kenë thënë të rinjtë 46-vjeçarit, përpara se situata të përshkallëzohej në një konflikt fizik.
Si pasojë e dhunës, Papagjika ka pësuar dëmtime dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e personave të përfshirë.





