Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Sipas informacioneve paraprake, një 20-vjeçar nga Kosova, me inicialet L. D., dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.
I riu mësohet se ndodhej së bashku me disa shokë në momentin e ngjarjes.
Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30.
Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes tragjike.





