34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet për vitin 2029 i quan spekulative

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në vitin 2029, duke theksuar se nuk sheh prova që mbështesin një skenar të tillë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Stubb deklaroi se nuk beson se Moska do të ndërmerrte një hap të tillë, pasi Rusia nuk do të kishte interes të përballej me atë që ai e cilësoi si “aleancën më të fuqishme ushtarake në botë”.

Megjithatë, presidenti finlandez theksoi se kjo nuk do të thotë se NATO duhet të ulë vigjilencën. Sipas tij, aleatët duhet të jenë të përgatitur edhe për skenarin më të keq, pikërisht për ta parandaluar atë.

Stubb tha se vlerësimi i tij mbështetet në të dhënat e inteligjencës dhe në kapacitetet mbrojtëse të NATO-s, duke përfshirë forcat konvencionale, raketat dhe arsenalin bërthamor të aleancës.

Presidenti finlandez u shpreh skeptik edhe për mundësinë që Rusia të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Ai tregoi se gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm të Kinës, ky i fundit kishte deklaruar se Pekini nuk do të lejonte një zhvillim të tillë.

Sipas Stubb, një pjesë e strategjisë informative të Rusisë synon të përhapë frikë në Evropë, duke nxitur vazhdimisht diskutime mbi mundësinë e përshkallëzimit të luftës, përdorimit të armëve bërthamore apo një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

Megjithatë, ai nënvizoi se pavarësisht mungesës së provave për një sulm të afërt, gatishmëria ushtarake dhe parandalimi mbeten thelbësore për sigurinë e vendeve të aleancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...