32.5 C
Tiranë
Tuesday, September 8, 2026

“Të mos jetë një llogaritje e radhës!”/ Seanca e 9 shtatorit, PDK merr pjesë në Kuvend por Hamza paralajmëron: Është shkelur Kushtetuesja, procesi të mos zvarritet

Prishtinë — Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jetë e pranishme në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur zyrtarisht për t’u mbajtur më 9 shtator.
Lajmi është bërë me dije nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Hamza kërkoi që Kuvendi të konstituohet pa vonesa të mëtejshme, duke nënvizuar se tashmë është shkelur afati kushtetues dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që përcakton konstituimin brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.
> “Ne kemi insistuar që me u konstitu Kuvendi për shkak se, edhe pse është shkelur afati kushtetues, për me pasur veprime të tjera, Kuvendi duhet të jetë i konstituar”, deklaroi Hamza.
>
Shqetësimet për manovra të reja politike
Kreu i PDK-së shprehu dyshime se thirrja e seancës më 9 shtator mund të përdoret nga palët e tjera si një manovër për të shtyrë më tej procesin:
> “Presim që kjo mos të jetë një llogaritje e radhës, politik, që ftohet seanca me datën 9, por Kuvendi mos të konstituohet”, tha ai.
>
Në përfundim të fjalës së tij, Hamza e bëri të qartë se partia e tij nuk mban asnjë përgjegjësi për bllokadën e deritashme institucionale, duke deklaruar:
> “Ne nuk e thërrasim seancën. Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituar Kuvendi.”
>

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sinkkukori” ose “Shporta e beqarëve”/ Harrojini aplikacionet e takimeve! Trendi viral në supermarketet e...

0
Helsinki — Harrojini aplikacionet e takimeve dhe rrëshqitjet pa fund në ekranet e telefonave. Në disa supermarkete në Finlandë, beqarët kanë gjetur një mënyrë...

EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël! Moderatorja e njohur po përgatitet të bëhet...

0
Tiranë — Një lajm i bukur vjen nga jeta private e moderators së njohur të ekranit shqiptar, Nevina Shtylla. VIP Magazine ka zbuluar ekskluzivisht,...

Uzuni pushton Amerikën Veriore: Sulmuesi kuqezi zgjidhet në formacionin ideal dhe merr notën më...

0
Pavarësisht se aventura e ekipit të tij, Austin FC, u ndërpre në fazën çerekfinale nga meksikanët e Toluca-s, Myrto Uzuni ka arritur të lërë...

“Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme…”/ Aksidenti tragjik në Bulevardin Alexandras i...

0
Athinë — Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Bulevardin Alexandras në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe...

“Synojmë zonën e medaljeve ne Botëror”/ Erind Cara shkëlqen në Kupën e Europës për...

0
Jelsa (Kroaci) — Sportisti shqiptar Erind Cara ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e judos, duke u shpallur nënkampion dhe...