32.5 C
Tiranë
Tuesday, September 8, 2026

“Pasoja që zgjasin me vite”/ Studimi alarmues mbi ilaçet: Si ndikojnë anksiolitikët dhe antibiotikët në bakteret e zorrëve

Disa lloje barnash mjekësore mund të shkaktojnë ndryshime rrënjësore në mikrobiomën e zorrëve, efektet e të cilave mbeten të dallueshme edhe me vite të tëra pas përfundimit të trajtimit, sipas një studimi të ri të publikuar në platformën shkencore Science Direct.
Në aparatin tretës jeton një komunitet gjigant bakteresh dhe mikroorganizmash që luajnë një rol kyç në tretje, metabolizëm dhe forcimin e sistemit imunitar.
Për të arritur në këto përfundime, studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 2,500 pjesëmarrësve nga Biobanka e Estonisë, duke krahasuar mostrat biologjike me historikun e barnave që ata kishin marrë me recetë. Rezultatet treguan se shumica e barnave të analizuara shoqëroheshin me ndryshime afatgjata në mikrobiomë.
> “Një ilaç i përdorur disa muaj ose vite më parë, mund të ndihmojë në shpjegimin e faktit pse mikrobioma e një personi ndryshon nga ajo e një personi tjetër”, nërmarrin studiuesit.
>
Benzodiazepinat me efekt të ngjashëm si antibiotikët
Një nga gjetjet më befasuese të hulumtimit lidhej me klasën e benzodiazepinave — barna që përdoren gjerësisht për trajtimin e ankthit dhe çrregullimeve të gjumit. Ndryshimet që këto barna shkaktonin te bakteret e zorrëve rezultuan të krahasueshme me ato të antibiotikëve me spektër të gjerë, të cilët njihen për ndikimin e tyre agresiv mbi një numër të madh speciesh bakteriale.
Studiuesit vunë re gjithashtu se edhe barnat që i përkasin të njëjtës klasë nuk kishin domosdoshmërisht të njëjtin ndikim.
Megjithatë, ekspertët nështëvizojnë se këto gjetje nuk do të thonë se çdo pacient përjeton të njëjtin efekt, dhe apelojnë se asnjë trajtim nuk duhet të ndërpritet pa u konsultuar më parë me mjekun përkatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“1,600 km larg kufirit!”/ Sulmi masiv me dronë ukrainas godet ndërtesën e banimit në...

0
Perm (Rusi) — Një sulm me dron ukrainas ka goditur mëngjesin e së hënës një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qytetin rus të Permit, i...

“Sinkkukori” ose “Shporta e beqarëve”/ Harrojini aplikacionet e takimeve! Trendi viral në supermarketet e...

0
Helsinki — Harrojini aplikacionet e takimeve dhe rrëshqitjet pa fund në ekranet e telefonave. Në disa supermarkete në Finlandë, beqarët kanë gjetur një mënyrë...

EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël! Moderatorja e njohur po përgatitet të bëhet...

0
Tiranë — Një lajm i bukur vjen nga jeta private e moderators së njohur të ekranit shqiptar, Nevina Shtylla. VIP Magazine ka zbuluar ekskluzivisht,...

Uzuni pushton Amerikën Veriore: Sulmuesi kuqezi zgjidhet në formacionin ideal dhe merr notën më...

0
Pavarësisht se aventura e ekipit të tij, Austin FC, u ndërpre në fazën çerekfinale nga meksikanët e Toluca-s, Myrto Uzuni ka arritur të lërë...

“Të mos jetë një llogaritje e radhës!”/ Seanca e 9 shtatorit, PDK merr pjesë...

0
Prishtinë — Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jetë e pranishme në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur zyrtarisht...