21.4 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“Pse SPAK nuk sjell kërkesën për arrestimin e Ballukut?”, Bardhi: Tre akuza të reja dhe “Aleanca e Valamarit”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke i kërkuar SPAK-ut të dërgojë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi e ka cilësuar situatën si “Ditën 2”, ndërsa ka renditur tre akuza që, sipas tij, lidhen me hetimet ndaj Ballukut: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, bëhet fjalë për tre akuza të reja. Ai ka rikujtuar gjithashtu deklarimet e mëparshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Ballukut.

Bardhi pretendon se më herët, shkelja e barazisë në tetë tendera, me një vlerë totale prej 1.2 miliardë eurosh, nuk ishte konsideruar e mjaftueshme për të mbështetur heqjen e imunitetit të saj.

“Tani që edhe alibia e Edi Ramës ka rënë, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut?”, shprehet Bardhi.

Ai ngre gjithashtu pyetje mbi pasuritë që, sipas tij, janë zbuluar gjatë hetimeve.

Në reagimin e tij, Bardhi e mbyll me një referencë politike, duke ngritur pyetjen nëse “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...