23.8 C
Tiranë
Saturday, September 12, 2026

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak javësh

Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë njoftuar se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Tsareva Livada dhe përbën incidentin e dytë të këtij lloji në një objekt të lidhur me municionet brenda pak javësh.

Mediat lokale raportojnë se zjarri ka shpërthyer në një objekt të kompanisë bullgare të tregtimit të armëve EMCO. Edhe muajin e kaluar ishte regjistruar një shpërthim në një tjetër objekt të së njëjtës kompani.

“Për momentin, zjarri ndodhet në zonën e magazinave të fabrikës. Ai po përhapet nga një magazinë në tjetrën”, deklaroi në orët e para të mëngjesit për mediat guvernatorja e qarkut Gabrovo, Kristina Sidorova.

Kompania EMCO është në pronësi të tregtarit bullgar të armëve Emilian Gebrev. Sipas prokurorëve bullgarë, objektet e kompanisë kanë qenë më herët në shënjestër të sulmeve të dyshuara të agjentëve rusë.

Në vitin 2024, Bullgaria lëshoi urdhër-arreste për gjashtë shtetas rusë, të dyshuar për përfshirje në shpërthimet dhe shkatërrimin e magazinave të armëve të EMCO-së. Në këto ambiente ruheshin municione që do të eksportoheshin drejt Ukrainës dhe Gjeorgjisë gjatë periudhës 2011-2020.

Prokurorët bullgarë kanë lidhur më herët shpërthimet në magazinat e municioneve me një tentativë për helmimin e Emilian Gebrev në vitin 2015, si edhe me shpërthimet e vitit 2014 në magazinat e municioneve në Republikën Çeke.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në këto incidente.

Ndërkohë, autoritetet bullgare vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...

Aksident tragjik në Sevaster, makina del nga rruga dhe bie në humnerë, humb jetën...

0
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi...