21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, qindra shqiptarë nga diaspora nisen drejt Tiranës për protestën kombëtare

Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga vende të ndryshme të Europës për të marrë pjesë në protestën kombëtare që do të zhvillohet sot në Tiranë.

Të ardhur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian, ata kanë udhëtuar për tre ditë me radhë, duke formuar një kolonë automjetesh të mbushura me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike.

“Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve që shoqëron automjetet gjatë rrugëtimit drejt Shqipërisë.

Pjesëmarrësit shprehen se janë nisur drejt vendit për të protestuar dhe për të përcjellë një mesazh politik, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e qeverisë aktuale.

Shqiptarët e diasporës thonë se pengesat më të mëdha i kanë hasur gjatë kalimit në kufirin me Malin e Zi.

“Kemi tre ditë që udhëtojmë drejt Shqipërisë dhe pengesat më të mëdha i kemi hasur në kufirin me Malin e Zi”, kanë deklaruar disa prej pjesëmarrësve.

Pavarësisht problemeve të hasura gjatë rrugës, kolona ka vijuar udhëtimin dhe tashmë ka mbërritur në pikën kufitare të Morinit, në hyrje të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...