23.8 C
Tiranë
Saturday, September 12, 2026

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga operacioni në Athinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga Kolumbia, ku mes personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas shqiptar.

Hita bëri me dije se Policia shqiptare ka shkëmbyer në kohë reale informacion me homologët grekë për operacionin e zhvilluar në Athinë, ku u sekuestrua një sasi kokaine dhe u arrestuan disa shtetas shqiptarë.

Sipas tij, një prej personave të arrestuar rezulton të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare, i dënuar për vrasje dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

“Kemi pasur një shkëmbim në kohë reale të informacionit me homologët grekë. Ata na kanë bërë me dije për një operacioni në Athinë, ku kanë kapur një sasi lëndë narkotike kokaine dhe janë arrestuar disa shtetas shqiptare.

Mes tyre është edhe një person në kërkim për llogari të Shqipërisë, i dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë, por nga qe informacioni është konfindencial nuk mund të bëj publik emrin. Ne kemi vazhduar verifikimet në të gjithë pjesën sa na takon ne, duke filluar hetimet tona në lidhje me këtë rast të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, tha Hita.

Policia shqiptare vijon verifikimet dhe hetimet në lidhje me personin e arrestuar dhe aktivitetin kriminal ku dyshohet se është përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...

Aksident tragjik në Sevaster, makina del nga rruga dhe bie në humnerë, humb jetën...

0
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi...