Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, me të cilin kishte një lidhje të veçantë.
Lajmin e trishtë e ka bërë publik vetë Hysaj përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë një fotografi me gjyshin e tij dhe një mesazh të shkurtër, por prekës:
“Lamtumirë bosi im”.
Dedikimi i futbollistit kuqezi tregon dhimbjen e tij për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij.
Pas lajmit të trishtë, miq dhe tifozë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Elseid Hysajn dhe familjen e tij.





